KQZ: Më shumë se 16 mijë zarfe nga diaspora janë pranuar e 6 mijë e 800 janë refuzuar

KQZ: Më shumë se 16 mijë zarfe nga diaspora janë pranuar e 6 mijë e 800 janë refuzuar
KQZ: Më shumë se 16 mijë janë pranuar e 6 mijë e 800 zarfe nga diaspora janë refuzuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar deri më tani më shumë se 16 mijë zarfe ndërkaq ka refuzuar 6 mijë e 800 të tjera me vota nga diaspora.
Sipas KQZ-së, më shumë se 5 mijë prej zarfeve janë refuzuar për shkak se janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.
“Arsyet tjera se përse nuk janë aprovuar kanë të bëjnë me faktet se ato janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); se në pakon që e kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide; dhe se kanë dërguar fletëvotime më shumë se dy herë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Aktivitete të tjera të cilat po kryhen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve si dhe futja e të dhënave nga formularët e rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike.
Germin: KQZ-ja ka refuzuar 6.401 vota nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar 6401 votuesë nga diaspora prej 21.212 votuesve të verifikuar deri në mbrëmjen e djeshme, ka njoftuar në Facebook, organizata Germin, duke iu referuar vëzhguesve të vet brenda KQZ-së.
Germin shkruan se 14.811 votuesë janë aprovuar, derisa një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja.
Sipas kësaj organizate, 2.805 votuesë janë refuzuar për shkak që nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2.076 janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të paidentifikueshëm, 333 kanë dërguar fletëvotime dy herë dhe 310 votuesë kanë dërguar dokumente jo valide.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

23 vjet nga rënia e Jasharëve

Mustafa sot del para Speciales

Sot ditë me diell, në vikend pritet të ketë reshje bore

Krasniqi: Jemi në prag të një vale tjetër të COVID-19, gjendja po rëndohet

Lajçaku pret takim Kurti-Vuçiq para verës

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës, nisin përgatitjet

Demi: Zgjedhja e presidentit, mundësi për LDK-në që mos ta shtyjë përfundimisht jashtë Osmanin

Simiq i kundërpërgjigjet Kurtit për ndryshime kushtetuese për bashkim kombëtar

Demi: Do të ishte e sikletshme që Albin Kurti të ishte kryeministër i Kosovës e opozitë e Edi Ramës në Shqipëri

Kosova me fushatë për ngritjen e vetëdijes për vaksinim – për vaksina “konsultat vazhdojnë”

Në prag të Kuvendit zgjedhor, në LDK bëhen akuza për ndikim në shpalljen e kandidaturave
