Arbëri

Lumir Abdixhiku e konfirmon se ka fituar sërish ulëse në Kuvend

Lumir Abdixhiku e konfirmon se ka fituar sërish ulëse në Kuvend
 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se ka marrë votat të mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës, për herë të tretë radhazi.

Abdixhiku përmes një statusi në facebook ka falënderuar ata që e kanë votuar ndërkohë që ka thënë se për LDK-në rezultati ishte më i rëndi në histori.