6 perditesime

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka thënë se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij, kjo bindje vjen për shkak se “PDK-ja s’ka pas përkrahje të tillë masive që nga viti 2007”.

22:37

Hoxhaj: Nuk do të bëjmë më diçka të gabuar si kur bëmë Isa Mustafën e Ramush Haradinajn kryeministër

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj ka thënë në Zgjedhjet në KOHË se PDK-ja nuk do të bëjë më të njëjtin gabim sikur në vitin 2014 kur siç ka thënë, ka bërë Isa Mustafën kryeministër apo më vonë edhe Ramush Haradinajn.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie dhe se garon vetëm për pozitën e parë në zgjedhje.

“Ne nuk hyjmë në këto zgjedhje veç se me qartësinë e plotë që unë të jem kryeministër dhe ta udhëheq Qeverinë. Ne nuk bëhemi pjesë e kurrfarë qeverie. Ne garojmë vetëm për pozitën e parë. Nuk dua të hyjë në analiza, ne garojmë në këto zgjedhje vetëm për pozitën e kryeministrit dhe unë do të jem kryeministër i ardhshëm. Nuk do të bëjmë diçka të gabuar si në 2014-tën kur e kemi bërë Isa Mustafën kryeministër apo Ramush Haradinajn”, është shprehur Hoxhaj.

22:12

PDK-ja e sheh të pamundur një koalicion me VV-në

Partia Demokratike e Kosovës ka dallime të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një koalicion mes këtyre dy partive shihet si i pamundur, ka thënë në KTV kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Në “Zgjedhjet në KOHË”, Hoxhaj ka thënë se dy partitë “janë shumë larg që të përafrohen për një bashkëqeverisje”.

“Kemi dallime të mëdha programore, ideologjike, të së kaluarës sonë dhe e shoh të pamundur të ketë koalicion mes VV-së dhe PDK-së”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti, “por në këto zgjedhje garoj vetëm të jem kryeministër”.

22:01

Hoxhaj: Kurti ka frikë prej pushtetit, VV-ja nuk është kredibile të flasë për sundim të ligjit

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se qeverinë Kurti nuk e rrëzoi askush por se vetë ai u dorëzua, “dezertoi”.

Kurti ka frikë prej pushtetit, thotë Hoxhaj, ndërsa shton se po përpiqet ta përdorë pandeminë për vota.

“Qeveria Kurti është vetëdorëzuar sepse Kurti nuk e do pushtetin, ka frikë prej pushtetit, e do politikën si aktivitet i caktuar politik por kur je në qeveri të merresh me qeveri dhe kur je në koalicion në demokraci që është Kosova sigurisht që qeverisë dhe partia e parë, e dytë, e tretë, ku duhet të ndahet pushteti me të tjerët. Tash po bën përpjekje për ta përdorë pandeminë për vota populiste, por qytetarët të dielën do ta dënojnë me votë. Ajo që më fascionon tek VV-ja është se nuk kanë program”, ka thënë ai në KTV.

Hoxhaj shton tutje se Vetëvendosje nuk është kredibile për ta akuzuar dikë lidhur me sundimin e ligjit, për shkak të keqqeverisjes së kësaj partie, thotë ai.

“VV-ja është një parti që më nuk është kredibile t’i thotë dikujt diçka për sundim të ligjit kur e kanë pa keqqeverisjen e tyre në pushtet qendror dhe në Prizren, Mitrovicë, Dardanë dhe çdo komunë ku ka keqqeverisë VV-ja”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj nuk pranon se në vitet kur partia e tij qeveriste të ketë pasur influencë politike në sistemin gjyqësor. Influencë kudo mund të ketë thotë ai, por jo në kuptimin e kapjes së shtetit, siç pretendonte VV-ja.

“Nuk e përjashtoj ,mundësinë që mund të ketë influencë politike kudo, por jo në kuptimin e kapjes së shtetit. Sloganet e tilla të kapjes së shtetit kanë qenë si kanë ardhë në pushtet shumë parti populiste me tendenca autokratike. Kjo vlen edhe për VV-në dhe Kurti”, përfundoi Hoxhaj.

Ai ka thënë se sjelljet e Kurtit në këto zgjedhje janë shenja të një sistemi totalitar.

“Kurti duke i ikur debatit po preferon monologun që nuk është virtyt i demokracisë por është dialogu virtyt. Kurti po bënë marshe nëpër qytetet dhe nuk di ndonjë parti politikë në 30 vitet e fundit që përmes marsheve ka ardhur në pushtet. Po vendos shami të kuqe nëpër qytete dhe këto janë shenja të një sistemi totalitar. Ka përpjekje për rivendosje të një autokracie. Këto zgjedhje janë historike edhe për arsye se çfarë karakteri të shtetit do të kemi pas këtyre zgjedhjeve, a do të jetë demokratik, a do ta ruajmë ekonominë e tregut”, ka thënë Hoxhaj.

Ai e ka ftuar sërish Kurtin në debat për të folur siç ka thënë për çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

“Nuk mund të merr votë dikush si kandidat për kryeministër i cili ekziston vetëm në billbord. Në vendet demokratike nuk do të kishte fushatë politike prej një partie që e di se kënd ka kandidat për kryeministër.

21:48

Hoxhaj: Kosova s’ka nevojë më për autostrada

Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka thënë se në Kosovë më s’ka nevojë për autostrada, duke shtuar se në programin ekonomik të PDK-së parashihet ristrukturim të buxhetit.

“Kemi paguar 250 milionë euro çdo vit për ndërtimin e autostradave. Buxheti duhet të ristrukturohet, të mos drejtohet vetëm drejt shpenzimeve të mëdha. Një pjesë e projekteve të mëdha janë në përfundim e sipër. S’do të ketë më autostrada. S’ka nevojë ky vend për autostrada të reja. Të gjitha që i kemi propozuar janë të bëshme. Sapo të miratohet qeveria duhet të miratohet buxheti i ri”, ka thënë ai.

Sipas tij, fokus kryesor do të ketë sektori privat. Ai e ka quajtur këtë sektor “bosht të rritjes ekonomike”.

Ka thënë se për këtë sektor PDK-ja ka paraparë një fond prej 500 milionë eurosh që do të ndahet përmes granteve.

21:39

Hoxhaj: Vaksinimi i popullatës, çështja kryesore në qeverisjen time

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj ka thënë në Zgjedhjet në KOHË se çështja kryesore me formimin e qeverisë së tij është vaksinimi i popullatës kundër koronavirusit.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja ka një hartë se si duhet të bëhet vaksinimi dhe se për këtë ai personalisht ka folur edhe me kryeministra të vendeve të tjera për mënyrat se si të bëhet vaksinimi.

“Çështja kryesore është vaksinimi i popullatës. Ne kemi hartë se si duhet të bëhet vaksinimi dhe ne kemi folur më dy tre kryeministra të vendeve të tjera se si mund të bëhet kjo”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, PDK-ja e di saktë se cilat çështje janë urgjente në Kosovë për shkak se kjo parti ende pa u shpallur zgjedhjet ka pasur takime të shumta me qytetarë në të gjithë Kosovën për të kuptuar nevojat e tyre.

21:37

Hoxhaj: Kurti u vetëdorëzua para pandemisë, Qeveria Hoti ishte e lodhtë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja po forcohet për shkak të lidhjes së kësaj partie me UÇK-në dhe për shkak të dy qeverive të fundit që sipas tij u treguan të dobëta.

Hoxhaj thotë se Kurti u vetëdorëzua si kryeministër, ndërsa qeveria Hoti ishte e lodhtë.

“Dy qeveritë e fundit, qeveria Kurti që e mori pushtetin në vjeshtë 2019 që negocio për 5 muaj ta bëjë një koalicion të shpresës dhe sapo u shfaqën rastet e para të pandemisë, prodhoi një situatë të rrejshme, ku u vetëdorëzua. Kurti e shkarkoi Veliun që më shumë të heqë dorë prej pushtetit, t’i lë qytetarët në mëshirë të pandemisë. Ndërsa, qeveria Hoti ishte e lodhtë, e dobët, pa agjendë, pa mbështetje parlamentare”, tha ai në "Zgjedhjet në Kohë".

Hoxhaj tha se si subjekt goditja i është dhënë me arrestimet e dy ish-liderëve të partisë nga Gjykata Speciale.

21:27

Hoxhaj: PDK-ja do të dalë e para, s’ka pas përkrahje të tillë që nga 2007-a

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka thënë se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij, kjo bindje vjen për shkak se “PDK-ja s’ka pas përkrahje të tillë masive që nga viti 2007”.

“Fushata ka qenë jashtëzakonisht e mirë. S’kam pa asnjëherë përkrahje më të madhe për PDK-në se në këto zgjedhje. Mbaj mend fushatën e 2007-s kur PDK-ja kishte sallat e mbushura. Në të gjitha anët ka tubime të mëdha, masive që flet për përkrahjen e madhe që gëzon PDK-ja. Ne në këto zgjedhje jo që garojmë për vendin e parë, por PDK-ja do të jetë e para. Së pari, për mua si kandidat për kryeministër dhe njeri që udhëheq PDK-në dhe që është që gjashtë javë në terren, e që isha në fushatë prej 2004-s, asnjëherë s’kam pa përkrahje kaq të madhe”, ka thënë ai në “Zgjedhjet në KOHË”.

Hoxhaj ka thënë se sondazhet që po e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje të parën janë “të manipuluara”.

Sipas tij, ato bëhen përmes rrjeteve sociale e ku s’dihet kush nga cili kontinent voton.