Arbëri

Qorrolli lidh kërkesën për test PCR për mërgimtarët me “frikën e votës” nga Qeveria

Foto: Ilustrim
 

Juristi dhe analisti politik Vigan Qorrolli ka thënë se vendimi i Qeverisë sipas të cilit, shtetasve të Kosovës që vijnë në vendlindje për të votuar më 14 shkurt do t’u kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 i bërë në 72 orët e fundit, është jokushtetues.

Qorrolli thotë se qeveria po ua pamundëson hyrjen në shtet shtetasve të saj, në mënyrë diskriminuese dhe nga frika e votës.