Arbëri

Qeveria ndan afro 600 mijë euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 579.345 euro për mbulimin e shpenzimeve për protezat e invalidëve të luftës.