Gjatë së premtes pritet të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet mes 14-15 gradë.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.