Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PRBK), Albert Kinolli, ka folur për problematikat që përcjellin komunitetin që përfaqëson.
Ai i ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se një prej problemeve ishte shkollimi online në kohë pandemie.
Kinolli tha se shumë nxënës të komunitetit rom nuk kishin mundësi të ndiqnin mësimet online dhe për këtë, thotë se ka gjetur përkrahjen të Ministria e Arsimit.
Kinolli tha se premtimi është dhënë dhe se shpejt prej të dorëzohen laptopët për nxënësit.
“Bëhet fjalë për 200 laptopë apo tableta. Kjo do të ndihmonte shumë nxënësit që nuk i kanë kushtet. MSH-ja na ka premtuar, kemi dorëzuar listat dhe tash jemi në pritje”, tha Kinolli.
Ai pati kritika për ministrinë që duhet të përfaqësojë edhe komunitetin rom, atë për Kthim dhe Komunitete që gjithnjë udhëhiqet nga serbët. Komunitetin serb e ka quajtur të ledhatuar në Kosovë.
“Ministria për Kthim dhe Komunitete na ka premtuar se kjo do të ndodh në fillim të vitit shkollor, por ja tash jemi në shkurt dhe asgjë nga kjo punë”, tha Kinolli.
Foli edhe për mundësinë e punësimit të romëve, përkatësisht ngritjen profesionale. Tha se shumë romë tash janë të shkolluar dhe se askush nuk ka të drejtë t’i refuzojë kur bëhet fjalë për vende të punës.