Arbëri

Vazhdon situata e rënduar pas vërshimeve në Shkodër

Vazhdon situata e rënduar pas vërshimeve në Shkodër
Foto: AP
 

Situata në Shkodër vijon të jetë kritike, ku deri tani janë përmbytur 3455 hektarë sipërfaqe.

Shumë prej rrugëve janë bërë të pakalueshme. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar pasi ka prezencë uji me mbi 130-150 cm.