Arbëri

SHKK-ja pranon donacion në vlerë prej 170.000 dollarëve

SHKK-ja pranon donacion në vlerë prej 170.000 dollarëve
Foto: KOHA
 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar gjatë së hënës tri automjete transportuese për përdorim nga Njësia për Përcjelljen e të burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese dhe pajisje të tjera.

Donacioni ka ardhur nga Byroja për Çështje Ndërkombëtarë të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Ambasadës Amerikane, në vlerë prej 170.000 dollarëve.