Arbëri

ICG: Asnjë nga opsionet e kompromisit Kosovë-Serbi nuk është ideal

ICG: Asnjë nga opsionet e kompromisit Kosovë-Serbi nuk është ideal
 

Raporti i ICG përmban 27 faqe dhe është ndarë në pesë pjesë mes të cilave flitet për rolin e BE në bisedimet për çështjet teknike, si e shohin Prishtina dhe Beogradi çështjen dhe tre opsionet politike.

Pavarësia e Kosovës është konflikti kryesor, thuhet në raport: "Duke filluar që nga viti 2006, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar herë pas here bisedime për normalizimin e marrëdhënieve. Ata kanë rënë dakord në shumë pika, por nuk bien dakord në çështjen më të rëndësishme që i ndan: pavarësinë e Kosovës.”