Arbëri

Vdiq specialistja e Pediatrisë, Sanije Shala-Demiri

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur specialistja e pediatrisë, Sanije Shala-Demiri.

Përmes një njoftimi në Facebook bëhet e ditur se Dr. Shala-Demiri ka qenë specialiste e pediatrisë, dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë.

“Ishte mjeke e përkushtuar ndaj profesionit të saj. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftim.