Derisa në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u ka bërë thirrje qytetarëve për zbatim të masave.
Përmes një komunikate, IKSHPK-ja shkruan se numri i rasteve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e neglizhimit të masave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja u ka apeluar edhe Policisë dhe inspektorateve gjegjëse që të mbikëqyrin respektimin e masave nga ana e qytetarëve dhe të marrin masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.