Arbëri

KQZ-ja sot vendos për kandidatët që kanë probleme me ligjin

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të vendosë për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin. Në mbledhjen e saj KQZ do të vendoset për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të këtij institucioni. Lista me kandidatët e verifikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës i shkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mërkurën.