Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar absurd aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit i është ndaluar kandidimi për deputet 47 personave, përfshirë kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në Deskun e KOHËS, Zekaj ka thënë se Kushtetuesja me aktgjykimin që të dënuarve për vepra penale në tri vitet e fundit me vendim të prerë t’u ndalohet kandidimi për deputet, ka disa “absurditete juridike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi përcjellë vendimmarrjen në rastin e kërkesës së VV-së për ish-deputetin Etem Arifi. Praktikisht ky aktgjykim ka disa absurde juridike të shprehura mes ekspertëve dhe juristëve. Ky aktgjykim më shumë ka trajtuar nëse Kushtetuta është në pajtim me ligjin sesa e kundërta. Ajo e ka obligim nëse disa nene janë në përputhje me Kushtetutën dhe jo të kundërtën”, ka thënë ai duke shtuar se aktgjykimi bie ndesh me nenet e Kushtetutës se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kandidohen për t’u zgjedhur, pos nëse u ndalohet me vendim të gjykatave.
Sipas tij, vendimi ka qenë i papritshëm.
Duke u bazuar në këtë aktgjykim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të mërkurën se 47 kandidatë për deputetë nuk kanë të drejtë të kandidojnë.
Në anën tjetër, avokati Kushtrim Palushi ka thënë se me aktgjykim Kushtetuesja ka tejkaluar kërkesën e VV-së për votën e ish-deputetit të dënuar për vepër penale.
“Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja ka tejkaluar kërkesën e VV-së, por s’ka faj vetëm Kushtetuesja sepse kërkesa e VV-së s’ka qenë e qartë mjaftueshëm për t’u kufizuar vetëm në votën e deputetit. Madje gjykata konstaton edhe për kryetarin e Kuvendit, KGJK-në e të tjerat se këto institucione s’e kanë të qartë kur ai e ka humbur mandatin. E vërteta është se duke arsyetuar këto dy procese, e drejta për t’u zgjedhur deputet dhe humbja e mandatit si deputet janë pashkëpushmërisht të lidhura me njëra tjetrën”, ka shtuar ai.