Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori italian në Kosovë: Procedurat parazgjedhore duhet të kryhen sipas ligjit, pa ndërhyrje

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Italia dhe BE-ja presin që Kosova ta organizojë zgjedhje të besueshme, transparente e gjithpërfshirëse.

Ai ka thënë se procedurat parazgjedhore, si certifikimi i kandidatëve po vazhdojnë dhe lejohen ankesat, ndërsa duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka shkruar Orlando në Twitter.