Arbëri

Abazi dhe Shehu kandidatët e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri

Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu do të jenë dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në selinë e LVV-së në Shqipëri janë zyrtarizuar emrat në një konferencë për media. Bojken Abazi për Qarkun e Tiranës ndërsa Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës.

Është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.