Arbëri

Sveçla: Daka po mendon se është në kohën kur Thaçi e Grenelli darkonin, prandaj frikësohet

Descriptive Text

Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas konferencës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila bëri të ditur se ka marrë kërcënime pasi publikua lista e emrave të personave që nuk mund ta kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Daka nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së.

Sveçla tutje ka thënë se Daka mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish-presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish-ambasadorin Grenell, duke shtuar se për këtë shkak ndjehet e frikësuar.

“Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së”, ka shkruar ajo.