Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja ngre shqetësimin se numrit dy në listë mund t’i ndalohet kandidimi për një gjobë 18 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ngritur shqetësimin se kandidatit të saj për deputet, Shemsedin Dreshaj, që mban numrin dy në listë, do t’i pamundësohet garimi në zgjedhje për shkak të një gjobe trafiku.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se 47 kandidatë nga rreth 1080 janë identifikuar se janë shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit dhe se si pasojë ata pritet të mos lejohen të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë listë AAK-ja ka paralajmëruar se mund të përfshihet edhe Shemsein Dreshaj, për shkak të një gjobe 18-euroshe.

“Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t'i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë”, ka shkruar në Facebook ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj që e ka cilësuar të çuditshëm një vendim të tillë.

Haradinaj ka paralajmëruar se AAK-ja do të ankohet ndaj vendimit.

Në foton e publikuar nga Haradinaj shihet se të identifikuar si kandidatë të kësaj liste, e që kanë probleme me ligjin, janë edhe Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

Image