Arbëri

Prokurori Blakaj flet për “brigadat dhe invalidët e pasluftës” si dhe “UDB-ashët e UÇK-së”...

Prokurori Blakaj flet për “brigadat dhe invalidët e pasluftës” si dhe “UDB-ashët e UÇK-së”...
 

Prokurori special, Elez Blakaj, i cili ishte dorëhequr pasi kishte dorëzuar një draft-aktakuzë për rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm”, ka reaguar pas shpalljes si të pafajshëm të anëtarëve të Komisionit verifikues për veteranët duke renditur shumë arsye pse sipas tij ka pasur deformim të qëllimshëm të rastit. Ka përmendur brigada të krijuara pas lufte, invalidët që morën statusin për shkak të lëndimeve në aktivitete të zakonshme civile pas lufte, e për pjesëtarët e UDB-së që u futën në listat e veteranëve të UÇK-së.

Në një shkrim në Facebook, Blakaj ka thënë se “ashtu siç pritej edhe ndodhi”. Ai e ka cilësuar vendimin si një mundësi tjetër të humbur për t’ia kthyer dinjitetin veteranit të UÇK-së.

“Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe, madje do të ishte naivitet po të prisja ndonje një vendim tjetër. Edhe një mundesi e humbur për t’ia kthyer dinjitetin veteranit të UÇK-së, pas një procesi të degraduar nga lakmiqar dhe tregtar votash, duke tentuar të mbahët peng e vërteta të cilën qytetari e din shumë mirë!”, ka shkruar në fillim ai.