Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK-ja ngushëllon për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e veteranit të gazetarisë, Muharrem Ramabaja.

Në njoftimin e AGK-së thuhet se Ramabaja kishte punuar si gazetar në gazetën Zëri që nga viti 1977, ku më pas në vitin 1990, u emërua drejtor i gazetës të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1993.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ramabaja ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare. Për shkak të pandemisë varrimi do të mbahet me rrethin e ngushtë familjar, në Zllatar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Ngushëllime ka shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës