Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq gazetarja, Teutë Tmava

Gazetarja Teutë Tmava, ka vdekur të martën. Telegram ngushëllimi për vdekjen e saj, ka dërguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, AGK-ja ka thënë se me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e Tmavës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asociacioni i Gazetarëve ka thënë se Tmava do të kujtohet si gazetare shembull që shërbeu me korrektësi dhe pasion për profesionin.

“Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.