Arbëri

PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë, asnjë emër i ri në 10-shen e parë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Kësaj liste i prin Enver Hoxhaj, pasuar nga Uran Ismaili dhe Eliza Hoxha.

10-ta e parë është: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evegjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri.

Në dhjetëshen e parë të kësaj partie, nuk ka asnjë emër të ri, prej atyre që aderuan ditëve të fundit.

Më së larti nga aderimet është Rashit Qalaj. Ish-drejtori i Policisë është i 13-ti në listë.

{gallery}