Arbëri

Donika Gërvalla krah Osmanit në listën e VV-së për deputete

Foto: Koha

Ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, është një nga emrat që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka mësuar KOHA.

Kandidimin e Gërvallës e ka konfirmuar më vonë edhe Vjosa Osmani, e cila ka publikuar një fotografi me Donika Gërvallën duke shkruar "Si çdoherë, bashkë".

 

Si çdoherë, bashkë.

Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, January 16, 2021

Vjosa Osmani të enjten nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për t’u përfshirë në listën garuese të kësaj partie. Ajo pritet të marrë numrin dy në këtë listë, pas Albin Kurtit kryetarit të partisë. Osmani ka shpallur kandidaturën e saj për presidente, ndërsa Kurti për kryeministër.Partitë kanë afat të dorëzojnë listat e tyre me kandidatët për deputetë deri në orën 18:00.

Gërvalla aktivitetin e saj në LDK e kishte zhvilluar në Gjermani. Ka qenë nënkryetare e LDK-së në këtë shtet për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018. Ishte anëtare nderi e LDK-së që nga vitit 1991, nderi në shkurt të 2018-s.

Në 2015-n asaj iu mohua mundësia të merrte pjesë në Kuvendin e partisë, i cili nuk pati lejuar as kundërkandidatë për kryetarin Isa Mustafa.