Arbëri

Gjashtë subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhje

Gjashtë subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhje
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani gjashtë subjekte politike kanë aplikuar në këtë institucion për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104.