Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Katër persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar dy vdekje në Suharekë (89, 64 vjeç), një në Drenas (78 vjeç) dhe një në Lipjan (76 vjeç).
Si pasojë e virusit, në Kosovë kanë humbur jetën 1392 persona.
Sot janë regjistruar edhe 279 raste të reja nga testimi i 1775 mostrave. Numri total i rasteve pozitive është 54.839.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046,
Janë edhe 5401 raste aktive.
279 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 279 raste pozitive me COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se janë marrë 1.775 mostra.
“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19”, ka shkruar ai.
Donacioni i Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte...
Posted by Armend Zemaj on Thursday, January 14, 2021
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID

Inspektorati i MSH-së bastis shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë në kërkim të vaksinave ilegale anti-COVID
Të akuzuarve në Hagë u mundësohet votimi

Hoti: Gjatë këtij viti presim përfundimin e investimit në Brezovicë sipas marrëveshjes së Washingtonit

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-së

Shtyhet për 3 shkurt seanca për rastin e hapjes së konkursit për drejtor të Policisë

Azemi: Qeveria po i diskriminon punëtorët në stilin Millosheviqian

Gjashtë të vdekur dhe 320 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Prokuroria po heton nëse janë futur vaksina anti-COVID në veri nëpërmjet rrugëve ilegale

Albin Kurtit i ndalohet të garojë në zgjedhje
