Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj që njëherësh është kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, thotë se PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike.
Këto deklarata ai i bërë mbrëmjen e së mërkurës në një takim që kishte në Obiliq.
Ai nëpërmjet një shkrimi derisa ka treguar për takimin e mbrëmshme ka thënë edhe se PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori.
“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme”, ka shkruar Hoxhaj.
-
Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar
-
Hoxhaj: Jam kandidati më serioz, të tjerët që nuk kanë të drejtë të jenë në listë nuk mund të zgjidhen
-
Hoxhaj: Së bashku do ta mbrojmë Kosovën nga kërcënimi i autoritarizmit
-
Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta nxjerrë vendin nga kriza ku e kanë futur LDK-ja e VV-ja
-
Hoxhaj: PDK-ja shumë shpejt do ta ketë emrin që do i prijë listës zgjedhore