Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kosovë mot i vranët dhe reshje të dobëta bore

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.