Arbëri

Arrestohen disa zyrtarë të PSD-së

Foto: EO
 

(Kosovapress) - Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti "Për partitë tubime, për qytetarët dënime".

Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie.