Arbëri

Vendimi i Kushtetueses politik dhe joefikas për dekriminalizimin e skenës politike

Foto: Ilustrim
 

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon kandidimin për deputet personave të dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, po shihet si politik dhe joefikas për të dekriminalizuar skenën politike në Kosovë.

Ndër të dënuarit në tre vjetët e fundit janë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe deputetët Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Ata u dënuan me kusht më 3 janar 2018, për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.