Arbëri

Borë e shi edhe gjatë të shtunës

Edhe të shtunën në vend do të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës.

Sipas Prishtina Weather, në fundjavë do të mbajë mot më i ftohtë, ku nga mbrëmja e të shtunës priten sërish të reshura bore, ndërsa të dielën shi të akullt. Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje.

Parashihet që edhe në fillim të javës të mbetet mot i ftohtë, me reshje të përziera.