Arbëri

Vërshime të mëdha në pesë komuna [Video]

Komunat e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës janë prekur nga vërshimet e shiut.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë ditët e fundit, ka shkaktuar bllokime në rrugë dhe oborre.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka bërë me dije se ekipet e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave janë në terren duke mbikëqyrur situatën. Sipas ti, gjendja në komunat e tjera është e qetë dhe nën kontroll.

“AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete”, thuhet në njoftimin e ministrit në detyrë.

KOHA ka raportuar lidhur me vërshimet e shkaktuara gjatë ditës së sotme. Disa rrugë në Gjakovë janë bllokuar nga shiu i tepërt përfshirë edhe dy fshatra në Rahovec.