Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke nisur nga vikendi që po vjen, do të ndalojë përkohësisht lirimin e të burgosurve gjatë fundjavave.
Si masë lehtësuese, sipas njoftimit, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë. Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anti-COVID, (dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës)”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Masat janë marrë mbrojtjen e të dënuarve nga koronavirusi. Një masë e tillë ishte marrë edhe më herët gjatë pandemisë, por me uljen e numrit të rasteve me COVID-19, ajo ishte hequr.