Arbëri

Vuçiqi garanton se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm deri më 2022

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sërish se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por sërish ka potencuar se këtë garanci e jep deri në zgjedhjet e vitit 2022, të cilat i ka paralajmëruar që në ditën kur fitoi mandatin e ri, gjatë qershorit 2020.

“Nuk e di se çka do të duhej të ndodhte që kjo të ndryshonte. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja. Kemi bërë një politikë të mençur, i kemi ruajtur serbët nga konfliktet. Duke mos bërë heroin, ne kemi ruajtur jetët e serbëve në Kosovë. Kemi investuar në qëndrimin e tyre. I njoh 1000 njerëz që do të dëshironin konflikt për arsye të panumërta, por kur i pyes çka nëse vëllai yt do të kthehej në arkivol, atëherë mendojnë ndryshe”, ka thënë Vuçiqi në një intervistë për “Veçernje Novosti”.