Arbëri

Zemaj: Vaksinat anti-Covid vijnë gjatë shkurtit në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në transmetuesin publik ka deklaruar se kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid do të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.

“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontingjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.