Arbëri

Rexhepi tregon arsyet pse nuk do të kandidojë në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka treguar arsyet pse nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai vendimin për të mos kandiduar e ka bërë të ditur në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës të mbajtur këtë javë.

“Të mbajmë një mision politik, vizion politik, ta ruajmë kontratën me elektoratin. Ta ruajmë edhe nëse duhet me kosto të shkohet në opozitë, apo të mos bëhet koalicion kur nuk duhet. Apo ta ruajmë koalicion edhe kur duhet bërë kurban, si në rastin e COVIDIT. Në rastin kur krejt shtetet ndërtonin bashkim, ne nuk gjetëm mirëkuptim me partner, e kjo më ka penguar e shtyrë të marrë një vendim, që në radhë të parë është dukur kundër vendimit në forume. Nuk kam dashur të krijojë protagonizëm, por kam dashur të mbajë qëndrim parimor. Prandaj, këto kanë ndodhë edhe më herët edhe tash. Ky vit ka qenë vit i rëndë, kur është dashur të merremi me vendime të mëdha. Ana tjetër është ana që kam kërkuar qe dy tre muaj, kam pasur perceptim t’i ndihmojë LDK-së. Te bëjë një mesazh politik, e jo t’i kundërvihem udhëheqjes, lidershipit të partisë. Thirrja ime ka qenë që forumet deri më 23 dhjetor t’i japin një shanse që të fillojnë. Në kuptimin e këtij mesazhi kam pasur vizion për formë demokratike e më të shpejtë brenda lidershipit të partisë. Sepse jemi konsumuar dhjetë vjet me një model, e nuk ka dhënë rezultat, s’po del mirë. Thashë që është më mirë në krye të partisë të vijë lider që nesër të jetë vet kryetar i partisë, të jetë i nominuar për kryeministër e të shkojë vet në zgjedhje. Të ketë format të ri politik, elitë intelektuale që i duhet, e jo kuadër që ka ndikim, ose monopol prej grupeve të caktuara. Një ngritje si në ditët e vjetra të LDK-së, në kohët e presidentit Rugova ose presidentit Sejdiu. Kjo nuk ndodhi. "Ky vizion i imi nuk pati përkrahje, e vlerësova se është momenti të mos jem pengesë eventuale”, ka thënë Rexhepi në DESKUN e Kohës.