Arbëri

Musliu: PDK-ja s’ka vija të kuqe, as për VV-në

 

(KosovaPress) - Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosjen me të cilën vazhdimisht kanë pasur përplasje.

Në një deklaratë për KP-në, Musliu ka thënë se në PDK s’është diskutuar për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.