1 perditesime
16:43

Hoxhaj: PDK-ja do ta votojë buxhetin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do ta votojnë pro Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Hoxhaj para mediave ka thënë se këtë po e bëjnë pasi që nuk duan që kategoritë që varen nga buxheti i shtetit, të mbesin pa paga.

“Vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit dhe ne nuk duam që të gjitha kategoritë në Kosovë të cilat varën nga buxheti i shtetit, ushtarët e FSK-së, policët, mjekët, në pranverën e hershme të mbesin pa paga dhe në gjysmën e vitit 2021 vendi të jetë, i kërcënuar për shkak të mungesë së buxhetit”, ka thënë Hoxhaj.

15:26

Hoxhaj: Në listën e PDK-së do të ketë tre kandidatë për deputetë nga diaspora

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nga kjo parti në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, do të jenë tre kandidatë për deputetë nga diaspora.

Ai ka thënë se interesat e diasporës me PDK-në në qeveri do të përfaqësohen në mënyrë direkte.

“Në listën e PDK-së do të ketë tre kandidatë për deputetë nga diaspora. PDK e ka themeluar ministrinë e diasporës dhe ka qenë një koalicion qeverisës që e ka udhëheqë vendin drejtë kolapsit dhe e ka shuar këtë ministri. Një hap i yni do jetë në fushën e ligjeve të reja do të jetë një kornizë ligjore që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend, që të përfaqësohen në mënyrë direkte interesat e tyre”, tha ai në një konferencë.

Deputeti Elmi Reçica ka thënë se PDK-ja e ka shpallur ditën e sotme si ditë të diasporës. Ai tha se do të angazhohen për ta aktivizuar diasporën në Kosovë.

“Sot e kemi shpallur ditë të diasporës dhe qëllimi ka qenë që të jemi sa më afër diasporës. pDk për një kohe të gjatë ka qenë joaktive ne diasporë kemi menduar që me pavarësinë e Kosovës ka përfunduar aktiviteti politik në diasporë. Por, Hapësirën që e kemi Lëshuar ne e kanë keqpërdorë partitë tjera. Tash kemi vendosur të aktivizohemi kjo është arsyeja e këtij angazhimi”, tha ai.