Arbëri

Më 8 janar, Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohet për aktakuzën

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, më 8 janar do të paraqitet para Gjykatës Speciale, është bërë e ditur të enjten nga kjo gjykatë me seli në Hagë.

Sipas njoftimit, këtë këtë seancë, Haradinajt do t’i kërkohet të deklarohet për fajësinë apo pafajësinë në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë për ecurinë e çështjes, thuhet në njoftim.

Ndaj Haradinajt dhe kreut të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, rëndojnë akuzat se kanë penguar punën e Speciales.

Ata janë arrestuar dhe transferuar në Hagë në fund të shtatorit, ndërkohë që para pak javësh, u janë konfirmuar aktakuzat.