Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se rreth 2500 persona kanë aplikuar për tri masat e punësimit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e që ndërlidhen me formalizim të ekonomisë.
Sipas tij, në pikën e parë, të rikthimit në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, kanë aplikuar 400 persona. Për të punësuarit e rinj, që s’kanë qenë të punësuar në tre muajt e fundit, kanë aplikuar 800 persona, ndërsa për pakon për mbështetje të grave që nuk kanë qenë të punësuara në tre muajt e fundit, e që janë punësuar tash, janë bërë 1300 aplikime.
Për pikën e parë, atë të rikthimit në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, shteti do të ketë mbështetje prej 100 euro për tre muaj, krahas pagës prej 170 euro nga shteti për këtë periudhë.
Në pikën e dytë dhe të tretë, rimbursimi nga shteti do të jetë prej 50 euro për tre muaj.

Për të lehtësuar aplikimin, Murati ka thënë se si ministri kanë draftuar kontrata të thjeshta vetë.
Edhe
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
Ai ka thënë se pas mesit të tetorit, kur të përfundojë afati për aplikim vullnetar, do të fillojë “fushata e ndëshkimit”. Për këtë çështje ka thënë se do të angazhohen rreth 100 punëtorë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Murati ka paralajmëruar se shumë shpejt do të merret vendimi për masa shtesë për disa familje që janë përballur me vështirësi gjatë valës së fundit të pandemisë.
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat
-
Murati: 3.64 miliardë euro të hyra buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet me kredi
-
Murati për rritjen e numrit të ministrive: Në të kaluarën bëheshin për të akomoduar koalicionet
-
Murati fton takim për rritjen e pagës minimale, bizneset e shohin fushatë politike