Sot janë bërë 25 vjet nga masakra në Vushtrri ku janë ishin vrarë 68 persona.
Familjet në ish-rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup prej 68 personash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës, ku ishin vrarë.
Viktimat ishin mes 15 e 62 vjeç.
Pas ekzekutimit, kufomat ishin bartur me një kamion dhe ishin dërguar në Serbi, përkatësisht në Batajnicë, me qëllim që të humbin gjurmët e krimit.
Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, pasi janë larguar forcat serbe dhe kufomat e të ekzekutuarve shqiptarë, tregojnë se kishte shumë gjurmë të gjakut nëpër mure, në dysheme dhe vende të tjera brenda shtëpisë.
Edhe
24 vjet nga masakra në Vushtrri ku u vranë 68 persona
Pas luftës së vitit 1999, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, ndërkohë që një ende figuron si i zhdukur.