Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti as sot nuk ka dhënë datë për takimin e liderëve politikë lidhur me postin e presidentit.
Kreu i qeverisë tha se shefi i tij partiak, Isa Mustafa është duke bërë përpjekje që zgjidhja të gjendet në tavolinë.
“Jemi duke bërë përpjekje, pa paragjykuar asnjë datë, disa prej partive politike kanë dhënë qëndrimet. Ne jemi duke angazhuar, vetëm në tavolinë gjendet zgjidhja”, tha ai.
Kreu i qeverisë foli edhe për arrestimin në Podujevë të dy qytetarëve që janë arrestuar nga policia kufitare serbe.
“Zyra ndërlidhëse në Beograd është duke u marrë me këtë çështje”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Mosmarrëveshjet për presidentin vazhdojnë, s’ka iniciativë për organizim të tryezës së partive
-
Hoti: S’ka datë se kur do të mbahet tryeza për presidentin, me këtë po merret Mustafa
-
Jo të gjitha partitë i kanë emrat e kandidatëve për udhëheqës të institucioneve
-
Tentativat e dështuara për zgjidhjen e çështjes së presidentit
-
Hoti për çështjen e presidentit: Edhe janari është vonë për të gjetur zgjidhje