Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti as sot nuk ka dhënë datë për takimin e liderëve politikë lidhur me postin e presidentit.
Kreu i qeverisë tha se shefi i tij partiak, Isa Mustafa është duke bërë përpjekje që zgjidhja të gjendet në tavolinë.
“Jemi duke bërë përpjekje, pa paragjykuar asnjë datë, disa prej partive politike kanë dhënë qëndrimet. Ne jemi duke angazhuar, vetëm në tavolinë gjendet zgjidhja”, tha ai.
Kreu i qeverisë foli edhe për arrestimin në Podujevë të dy qytetarëve që janë arrestuar nga policia kufitare serbe.
“Zyra ndërlidhëse në Beograd është duke u marrë me këtë çështje”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Afati për presidentin po afron, opozita ia mbyll dyert Vetëvendosjes
-
Kosova drejt zgjedhjeve, partitë “në garë” për të gjetur fajtorin
-
Kurti s’jep sinjale për përafrim qëndrimesh për presidentin
-
S'ka përparim për çështjen e presidentit pas takimit Kurti-Abdixhiku
-
Tetë ditë deri në fund të afatit, partitë ende pa zgjidhje për president