Arbëri

Sivjet s’pati kontrolle mjekësore për nxënësit, ankohen drejtuesit e shkollave e prindërit

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Mësimdhënëset e ndërrimit të dytë ua kontrollojnë temperaturën fëmijëve, në mënyrë që të sigurohen se nxënësit janë të shëndetshëm për ta mbajtur mësimin. Ky është i vetmi kontroll që aktualisht po u bëhet fëmijëve në këtë kohë pandemie, pasi për këtë vit nuk janë duke u realizuar kontrollet sistematike nga mjekët për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.

Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, Kimete Dida, thotë se ato nuk duhet të ndërpriten as tani, meqë kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë parësorë.