Arbëri

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Foto: Koha / ilustrim
 

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019, vlerësoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace - IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit.

Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa 17 vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi.