Arbëri

SHBA-ja kritikon BE-në se nuk po flet me një zë për dialogun Kosovë-Serbi

SHBA-ja kritikon BE-në se nuk po flet me një zë për dialogun Kosovë-Serbi
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Mungesa e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian, si dhe jostabiliteti politik në Kosovë, po vonojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Por përfaqësues të lartë të BE-së dhe SHBA-së gjatë një debati online, organizuar nga Asociacioni i Evropës Juglindore kanë dhënë argumente të ndryshme rreth përçarjes transatlantike. Debati është organizuar sipas rregullave Chatham, sipas të cilave nuk lejohet publikimi i emrave të pjesëmarrësve, por vetëm diskutimet e tyre.

Zyrtari i lartë i SHBA-së i pranishëm në debat ka kritikuar BE-në se nuk flet me një zë kur është fjala për dialogun Kosovë-Serbi. E problemin mes dy vendeve ai e ka përshkruar si vrimë e zezë që vështirë dilet prej saj.