Arbëri

TAP nis operimin tregtar, Shqipëria gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes

TAP nis operimin tregtar, Shqipëria gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes
 

Tiranë, 1 dhjetor - Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, Gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.

Me nisjen e operimit tregtar të TAP, vendi ynë është gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes së rrjetit të gazit.