Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të hidrocentraleve në Kosovës, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, janë këto komisionet që do të mblidhen sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovës që do të mblidhet në ora 09:00 në rend dite ka miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 23, 26 dhe 27 tetor si dhe plotësimin e listës së dëshmitarëve si dhe planin e punës për periudhën e mbetur.

Ndërsa në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të raportoj drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, lidhur me gjendjen e sigurisë. Ky komision do të mbahet në ora 09:30.

Kurse në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike që pritet të mbahet në ora 11:00 do të diskutohet lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” e ku të ftuar do të jenë ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura.

Po ashtu në ora 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit leje të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Anëtaret e këtij komisioni do të intervistojnë dëshmitarët lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”.

Në komision për të dëshmuar është ftuar drejtoi i Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha. Në ora 13 pritet të dëshmojë edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.

Sot do të mblidhen edhe anëtaret e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në këtë komision është ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ku parashihet shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 në Ministrinë e Shëndetësisë.