Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Në ora 10:00 do të mblidhen Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe ai për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe ai për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhen në ora 11:00.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor për performancën e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2020.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për 2021. I ftuar është ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për 2021. I ftuar është drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. /KSP

Artikuj të ngjashëm