Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai ka thënë se duhet vendosur edhe të shkohet në zgjedhje, me kushtin që të votohet diçka. Ai ka kërkuar që të gjendet një gjuhë e përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë. Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro, shpenzimet reprezentative janë më shumë se dy milion, shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milionë, më shumë se dy milionë ju ka vjedh një njeri në thesar. E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël”, ka shkruar ai.