Arbëri

28 Nëntori në pandemi: Bashkimi mes shqiptarëve, urim i liderëve për festat e nëntorit

 

Urimet për bashkim mes shqiptarëve kanë karakterizuar ditën e 28 Nëntorit që shënon tri festa, atë të Flamurit, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, e daljen e parë publike të UÇK-së.

Disa nga Prishtina e disa nga Prekazi e Gllogjani, liderë të institucioneve e subjekteve politike në vend, kanë shënuar datën 28, datë kjo e cila si asnjëherë më parë Kosovën e Shqipërinë i gjen duke u përballur me një betejë, atë ndaj Covid-19, raporton KOHA.